Sveçla takon Walkerin: Është mik i madh për të gjithë ne - NACIONALE

Sveçla takon Walkerin: Është mik i madh për të gjithë ne

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla është takuar me ambasadorin William Walker.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka njoftuar për takimin, teksa ka thënë se për gati dy orë takim me Walker kanë biseduar për progresin e Kosovës.

Kisha nderin e madh të mirëpres sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme mikun tim të veçantë, mikun e përhershëm të popullit shqiptar, zërin e së vërtetës, atë të Reçakut, Ambasadorin William Walker. Për gati dy orë takim të përzemërt biseduam për progresin e Republikës së Kosovës, për demokratizimin e institucioneve tona si shembull në rajon e për angazhimin tonë të përditshëm në sundimin e rendit, ligjit, luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit në çdo cep të Republikës sonë”, ka shkruar Sveçla.

Ministri Sveçla deklaroi se çdo fjalë e ambasadorit Walker është motiv i madh për të gjithë ne.

Secila fjalë admiruese e tij për përparimin e vendit tonë është motiv i madh për të gjithë ne. Ambasadori Ëalker është dhe do të mbetet gjithmonë miku ynë i madh, falë angazhimit të së cilit mbarë bota njohu dhe reagoi ndaj gjenocidit të Serbisë në vendin tonë”, ka shtuar Sveçla.

Lajme të ngjashme