Sveçla takohet me një delagacion amerikan, diskutohet mbi procesin e strehimit të afganëve
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, këtë të premte ka takuar një delegacion amerika për të diskutuar mbi procesin e strehimit të afganëve.
Në këtë takim u diskutua mbi ecurinë e procesit të pranimit dhe strehimit të shtetasve afganë në kuadër të 1 vjetorit të fillimit të këtij procesi.
“Sot prita në takim një delegacion të prirë nga z. David Johnson, Ambasador dhe Negociator Special per Çështjet e Zhvendosjes, z. Jeffrey Hovenier Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Zt. Steven Naplan, zv. Negociator Special për Çështjet e Zhvendosjes dhe Z. Kyle Hatcher, Koordinator per Refugjatet në Ambasadën Amerikane në Kosovë’, ka shkruar Sveçla në llogarinë e tij në Facebook.
Ministria e Punëve të Jashtme nëpërmjet një kumtese thotë se Kosova deri më tash ka zhvilluar me sukses këtë operacion falë angazhimit të përbashkët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s.