Sveçla shumë i shqetësuar për incidentin në Leposaviq: Policia u godit qëllimisht - NACIONALE

Sveçla shumë i shqetësuar për incidentin në Leposaviq: Policia u godit qëllimisht

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka reaguar pas incidentit të fundit në veri të Kosovës.

Përmes dy postimesh në llogarinë e tij në Twitter ai ka thënë se është “thellësisht i shqetësuar” për incidentin e fundit në komunën e Leposaviqit.

“Dy persona me një veturë, provuan t’i shmangeshin kontrollit të Policisë. Ata e goditën veturën e Policisë së Kosovës me qëllim dhe i vendosën jetërat e zyrtarëve policorë në rrezik. Zyrtarët policorë u detyruan që të gjuanin me armë zjarri në drejtim të veturës për të neutralizuar situatën, – shkruan z. Sveçla në gjuhën angleze.

Më pas, ai shprehet edhe se “po ndërmirret një hetim dhe ku është e përfshirë në mënyrë aktive Inspektoriati i Policisë së Kosovës.”

Ai shprehet qartë se asnjë formë e dhunës ndaj policëve nuk do të tolerohet.

“Mbrojtja e qytetarëve dhe forcave të rendit është top-prioriteti ynë.” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme