Sveçla shpreh një dëshirë: Do të dëshiroja, dhe po punoj që Serbia të na njohë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shpjeguar çështjen e targave, duke marrë edhe shembuj me Malin e Zi e Shqipërinë.
Sveçla në “Klan Neës”, ka thënë se Serbia emeton targa me akronime të qyteteve të Kosovës, të cilat janë të kohës së Slobodan Millosheviq.
“Aktualisht, Republika e Serbisë emeton targa me akronime të qyteteve të Kosovës, KM, Kosovska Mitrovica, targa të vjetra të kohës së Millosheviqit, Pejë-Pec, Mitrovica, Gjilani, Prishtna dhe përveç se emeton këto targa, pretendon që këto të qarkullojnë lirshëm në Kosovë. Kjo i bie sikur një shtet i Malit të Zi të emetojë targa të Shkodrës, Lezhës dhe Tiranës dhe pastaj të pret raporte mes dy vendeve”, ka thënë ai.
Këtu, ndërhyri gazetarja Mirela Milorin, e cila i tha Sveçlës së “Serbia nuk e njeh Kosovën”.
Sveçla ndërkaq, u përgjigj se do të dëshironte dhe se po punon, që Serbia shumë shpejtë ta njohë pavarësinë e Kosovës.