Sveçla: Prania e njësive speciale në veri nuk i shqetëson serbët
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, në një intervistë për median serbe ‘’KoSSeV’’, ka thënë se ai nuk është kundër popullit serb, por kundër ‘’projekteve shoviniste të Serbisë’’ dhe kriminelëve.
Sveçla tha se kriminelët “janë të përzier” dhe s’kanë nacionalitet, por se ka edhe prej tyre “që aktivetet e tyre i portretojnë në ngjyra nacionale”.
“Tani i keni kriminelët më të mëdhenj që janë edhe patriotët më mëdhenj. Neve na duhet t’i ndalojmë. Na duhet vëmendja e qytetarëve të zakonshëm për jetë normale, për të mbështetur këtë kategori, dhe të luftojmë kategoritë tjera”- ka thënë Sveçla.
Ai nuk pajtohet as me dëshminë e popullatës serbe nga veriu se vetë prania e njësive speciale i shqetëson dhe i bën të ndihen të pasigurt, sepse prania e tyre, thotë ai, “është për të shërbyer dhe mbrojtur”.
Në përgjigje të vërejtjeve se prania e njësive speciale ka thelluar hendekun mes popullatës serbe dhe asaj shqiptare, Sveçla thotë se "ata po punojnë për afrimin e komuniteteve me njëri-tjetrin".
Ai rikujton se vetë Policia e Kosovës vendos se cilën njësi të aktivizojë për cilin rast, varësisht nga rreziku i aksionit.
Lidhur me fotot a të arrestuarve që i publikon në rrjetet sociale, me emrat e tyre duke i quajtur kriminelë, Sveçla tha se nuk pajtohet se është propagandë dhe nuk e dezinformon publikun.
“Unë nuk përdor propagandë dhe nuk dezinformoj publikun, dhe po ashtu bëhet fjalë për të penguar dikë nga pala tjetër që të dezinformojë publikun”- ka thënë ai.
Në intervistë e pyetën lidhur me një sërë ankesash se shkel prezumimin e pafajësisë, por Sveçla tha se synimet e tij janë që informacioni të jenë sa më i saktë, për të parandaluar çdo abuzim të situatës.
“Synimet e mia janë të sqaroj saktësisht çdo konfuzion, dezinformim për shkak të kësaj kakofonie të madhe që keni në kaq shumë media. Synimi im është që informacioni të jetë sa më i saktë, sa më i shpejtë, për të parandaluar çdo abuzim të situatës”- tha Sveçla.
Ai nuk pajtohet me deklaratat e oficerit ndërlidhës serb në Prishtinë i cili ka raportuar për fyerje etnike dhe dhunë fizike ndaj katër prej pesë serbëve të arrestuar gjatë krizës aktuale në veri dhe gjatë hetimeve të tyre, por thotë se Inspektorati Policor i Kosovës është po ashtu punon për kontrollimin e këtyre akuzave.
"Ajo që unë mendoj se kontribuon në zgjidhjen e krizës është të punohet në mënyrë rigoroze në zbatimin e sundimit të ligjit dhe të ndajë kriminelët nga njerëzit e zakonshëm’’- shtoi Sveçla.
Kur u pyet për procedurat gjyqësore ndaj anëtarëve të Vetëvendosjes, pjesë e së cilës ai si i akuzuar ishte për huliganizëm dhe dhunë, njëra prej të cilave tashmë ka skaduar në korrik, dhe pretendimet se edhe gjyqtari kishte për të ndarë çështjen për shkak të shmangies së të pandehurve për t'u paraqitur në gjykatë, Sveçla thotë të kundërtën. Ai thotë se ka respektuar gjykatën, ka paguar disa nga detyrimet e tij dhe është një personazh publik – i cili gjithashtu ka bindjet e veta.
“Unë jam shumë i drejtpërdrejtë. E vërteta është e vërteta. Një gënjeshtër është një gënjeshtër. Shkelja është shkelje. Ne nuk po ikim nga kjo”- shtoi Sveçla.