Sveçla poston veturën e djegur krejtësisht të policit serb që mori targat RKS - NACIONALE

Sveçla poston veturën e djegur krejtësisht të policit serb që mori targat RKS

1 javë më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ka postuar makinën e djegur të oficerit të PK-së, nga minoriteti serb.
Sveçla ka thënë se, ky sulm ka ardhur nga strukturat ilegale të cilat veprojnë në veri.

Ai ka deklaruar se ky është sulmi i dytë që është bëre ndaj serbëve të Kosovës, në momentin që kanë vendosur që të regjistrojnë makinat a tyre me targa legale të Republikës së Kosovës.

“Të dyja rastet janë ftesë e hapur për të luftuar institucionet e Republikës së Kosovës. I bëjmë thirrje Vuçiç që të ndalojë së mbështeturi strukturat ilegale kriminale me aktet e tyre të dhunshme dhe terroriste ndaj qytetarëve besnikë të Republikës së Kosovës’’, ka thënë ai.

Sveçla, ka thënë se gjitha institucionet janë të angazhuara në zbardhjen e këtyre rasteve.

Pak orë me parë, Sveçla ka reaguar edhe në Twitter, ku i ka bëre thirrje Presidentit serb, që të që të ndalojë së mbështeturi strukturat ilegale kriminale me aktet e tyre të dhunshme dhe terroriste ndaj qytetarëve besnikë të Republikës së Kosovës.

Lajme të ngjashme