Sveçla pretendon se Policia e Kosovës i ka kushtet më mirë se çdo herë tjetër - NACIONALE

Sveçla pretendon se Policia e Kosovës i ka kushtet më mirë se çdo herë tjetër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, pas publikimit të fotografive të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës duke ngrënë ushqim në një nga lokalet në Prishtinë, ka marrë reagime të shumta.

Një qytetare ka komentuar duke thënë “Zoti i shpërbleftë të gjithë Ata të cilët përgatisin ushqim për POLICINË tonë”.

Pas kësaj Sveçla ka repikuar në komentin e saj, ku ka shkruar se Policia e Kosovës i ka të gjitha kushtet e plotësuara sipas standardeve më te mira dhe më mirë se çdo herë tjetër.

Kjo ka simboliken e saj, përndryshe Policia e Kosovës ka gjitha kushtet e plotësuara sipas standardeve më te mira, e më mirë se çdo herë tjetër. Patjetër që lidhja mes Policisë së Kosovës dhe popullatës është më e fortë se kurrë!”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme