Sveçla për mbylljen e zyrës tatimore të Serbisë në veri: Haraçi është i dënueshëm
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas mbylljes së zyrës tatimore të Serbisë në veri.
Ai ka thënë se haraçi është i dënueshëm.
Postimi:
Mbyllet edhe një institucion paralel i Serbisë në Mitrovicën Veriore.
Aktiviteti ilegal i Agjencionit Tatimor të Serbisë do të hetohet nga të gjithë mekanizmat tanë institucional ndërsa ne do të vazhdojmë të luftojmë çdo paralelizëm kriminal të Serbisë përballë institucioneve tona.
Ky insitucion ka mbledhur ilegalisht mjete financiare nga qytetarë e subjekte që jetojnë e veprojnë në Republikën e Kosovës. Haraçi është i dënueshëm dhe rreptësisht i ndaluar për këdo që e zhvillon atë. E në këtë rast, ai zhvillohej nga grupe kriminale lojale ndaj Serbisë agresore dhe figurave si Vladimir Putin.