Sveçla për Banjskën: Është koha e fundit që prokuroria të dal me raport përfundimtar
Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka folur në lidhje me sulmin në Banjskë.
Sveçla ka theksuar se beson, se tashmë është koha e fundit që prokuroria të dal me aktakuza, ose të paktën me raport përfundimtar për ngjarjet e 24 shtatorit.
“Një pjesë e këtyre dëshmive janë publike, e një pjesë është në duart e prokurorisë. Unë besoj fuqishëm se është koha e fundit që prokuroria e Kosovës të fillojë me ngritjen e aktakuzave apo të paktën një raport përfundimtar.” – ka thënë ai.
Tutje, ministry është shprehur se qëllimi i këtij grupi terrorist ka qenë aneksimi i veriut të Kosovës.
“Duke qenë se siguria patjetër është e lidhur edhe me segmente tjera të punës së institucioneve, e sidomos në diplomaci, është e duhur që edhe partnerët tanë ndërkombëtarë zyrtarisht të jenë të informuar se çfarë ka ndodhur me sulmin në Banjskë, por edhe me atë se çfarë është zbuluar, si qëllimi i këtij grupi terrorist dhe të gjitha elementet tjera që e kanë mbështet, qoftë financiarisht, qoftë me trajnime e pajisje këtë grup terrorist që duhet tashmë se ka pasur për qëllim aneksimin e një pjese të veriut të Kosovës”, tha Sveçla.