Sveçla për aktivistin e VV-së Shemsi Bahtiri që u arrestua në aksionin anti-drogë: Edhe?
Ministri i brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, i pyetur rreth arrestimit të aktivistit të Vetëvendosjes Shemsi Bahtiri, në aksionin anti-drogë të Policisë së Kosovës, thotë se ‘ai ka fotografi me dhjetëra aktivistë’ dhe se ‘aktivisti në fjalë nuk ka qenë pjesë e qeverisë’.
“Edhe?” – i tha Sveçla gazetarit në RTK, që e pyeti për këtë rast.
“Ka qenë aktivist. Çka ka ai me qeverisje? Po ju kthej përgjigje me një pyetje, cka ka të bëj ai me qeverisje? Ai nuk ka qenë ai në qeverisje, na i kemi 64 mijë anëtarë. Unë kam fotografi me dhjetëra mijëra aktivistë. Sot isha në tri katër aktivitete, edhe kam dhjetëra fotografi që qytetarët e zakonshëm dhe aktivistët i bëjnë. Ai ka qenë aktivist i Vetëvendosjes”, tha Sveçla. (min: 1:17:21)