Sveçla pas mbylljes së “Nis Petrol”: Ishte damar i Gazpromit rus
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas mbylljet së tri pompave të derivateve në pjesën veriore të vendit.
Ai ka thënë se policia asistoi AKP-në në lirimin e hapësirave të saj.
“Policia e Kosovës sot ka asistuar AKP-në në lirimin e hapësirave të saj në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, pas konfirmimit se ato po keqpërdoreshin nga pompat e derivateve të cilat i janë shmangur obligimeve ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës.” – shkroi Sveçla.
Tutje, ministri i Punëve të Brendshme ka thënë se pompa “Nis Petrol” ka qenë “damar i Gazpromit rus”.
“Epoka e përfitimeve dhe pasurimeve në kurriz të shtetit dhe qytetarëve po perëndon. Për shtetin dhe qytetarët pa dallim do të bëjmë gjithçka, për keqpërdoruesit ballafaqim me ligjin. Shkelësit e ligjeve dhe rregullave tona si ‘’Nis Petrol’’, damar i Gazpromit rus, nuk ka vend në Republikën e Kosovës.” – tha ai.
Postimi i plotë: