Sveçla: Nga sot të gjitha patrullat e policisë do të pajisen me armë të gjata - NACIONALE

Sveçla: Nga sot të gjitha patrullat e policisë do të pajisen me armë të gjata

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë me dije se nga sot të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se me blerjen e këtyre armëve për të gjitha patrullat policore anekënd Kosovës do të rritet efikasiteti në luftimin e krimit.

Sipas tij, kjo do të mundësojë një ambient më të qet dhe më të sigurt.

“Nga sot të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata. Me blerjen e këtyre armëve për të gjitha patrullat policore anekënd Republikës së Kosovës rritet efikasiteti në luftimin e krimit me çka mundësohet një ambient më i sigurt, rend publik më i qetë dhe më shumë siguri për zyrtarët tanë policorë. Falënderoj edhe shtetin mik kroat për bashkëpunimin e ngushtë dhe korrekt me institucionet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Lajme të ngjashme