Sveçla kërkon nga prokuroria t`i publikojë rezultatet e hetimit në Banjskë: Kemi mjaftueshëm dëshmi - NACIONALE

Sveçla kërkon nga prokuroria t`i publikojë rezultatet e hetimit në Banjskë: Kemi mjaftueshëm dëshmi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vazhduar presionin ndaj Prokurorisë së Shtetit.

Ai ka kërkuar nga prokuroria që të publikojë rezultatet e hetimeve lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Sipas tij, policia ka mbledhur mjaftueshëm dëshmi për këtë rast.

“Policia e Kosovës ka ndërmarrë hetimet më të mëdha në historikun e saj, në rastin e Banjskës, në sulmin terrorist në fshatin Bansjkë. Kjo ka zgjatë, por unë besoj se kemi mjaftueshëm dëshmi që hetimi të përmbyllet në këtë fazë. Pres që Prokuroria bashkë me Policinë e Kosovës të dalin me rezultatet e këtyre hetimeve”, ka deklaruar Sveçla për RTV Dukagjini.

Lajme të ngjashme