Sveçla: Grupe të armatosura me uniformë ishin në veri më 31 korrik, kishin hyrë nga Serbia - NACIONALE

Sveçla: Grupe të armatosura me uniformë ishin në veri më 31 korrik, kishin hyrë nga Serbia

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e ka konfirmuar praninë e grupeve të armatosura në pjesën veriore të Kosovës natën e 31 korrikut.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, Sveçla ka thënë se janë duke i identifikuar këta persona.

“Ne kemi dëshmi të prezencës së grupeve të armatosura me maska e unifroma, në mes të natës së 31 korrikut dhe 1 gushtit. Siç e thatë edhe vetë, është hera e parë që Vuçiq e konfirmon, që ne e kemi thënë që një kohë. Kjo prezencë është e infiltruar në masë të madh nga territori i Serbisë, e cila është e konfirmuar edhe nga bashkësia ndërkombëtare për këtë prezencë, që është e infilturaur nga territori i Serbisë dhe i shfrytëzojnë pjesëtarët e xhandarmërisë në Kosovë apo edhe grupe kriminale që veprojnë në atë zonë”, tha ministri Sveçla.

Këtë gjë e kishte konfirmuar për herën e parë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Lajme të ngjashme