Sveçla falënderon deputetët për votimin e Ligjit të Pagave dhe Ligjit për Zyrtarët Publik - NACIONALE

Sveçla falënderon deputetët për votimin e Ligjit të Pagave dhe Ligjit për Zyrtarët Publik

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçka, ka falënderuar deputetët pas votimit të Ligjit për pagat dhe votimit të Ligjit për Zyrtarët Publik.

Sveçla, përmes një postimi të në Facebook, ka shkruar se shpreson që të kryhet votimi i plotë brenda vitit për këto dy ligje.

“Dua të falënderoj sot të gjithë deputetët nga të gjitha subjektet politike që mbështetën me votën e tyre Ligjin për zyrtarët publik dhe Ligjin për pagat në lexim të parë. Po ashtu mirënjohje për dhjetëra e qindra zyrtare e zyrtarë, specialistë e shërbyes civil që punuan e komentuan me detaje këto dy projektligje që janë të ndërvarura me njëra - tjetrën dhe të pandashme për të mbërritur rezultatin e duhur. Është pritje e imja dhe besoj e çdo zyrtari publik që të njëjtat të votohen edhe në lexim të dytë brenda këtij viti”, ka shkruar Sveçla.

Lajme të ngjashme