Sveçla: Falë zotit kemi Polici të aftë, e AKI me informata inteligjente - NACIONALE

Sveçla: Falë zotit kemi Polici të aftë, e AKI me informata inteligjente

4 vjet më parë

nga Leonitë Demaku

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se shteti e ka gjithmonë një plan kur ka situata si ajo e ditës së diel.

Sveçla në televizionin publik deklaroi se Qeveria ka planet “A, B, C” dhe se do t’i përdorë ato.

“Ne gjithmonë do të kemi planet A,B,C, gjithmonë do të përdorim planet e nivelit të parë, A-në, përderisa janë të suksesshme, do të kalojmë në planin B, pastaj rrijmë aty nëse janë të sukesshme”, ka thënë ai.

Sveçla tutje ka shtuar se Kosova ka policinë shumë të aftë, por edhe Agjencinë e Inteligjencës.

“Për ne është shumë e rëndësishme që ne të kemi të drejtë dhe të kemi vullnet që ta shfyrtëzojmë. Kemi polici të aftë, falë Zotit, edhe AKI-në e aftë për t’i asistu policisë me informata inteligjente”, tha ministri i Punëve të Brendshme.

Lajme të ngjashme