Sveçla e xhiroi edhe me dron patrullimin nëpër Ujman (Video) - NACIONALE

Sveçla e xhiroi edhe me dron patrullimin nëpër Ujman (Video)

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kosova mund të mos ketë dronë Bajraktar, por ka dronë që bëjnë xhirime interesante. Sveçla ka publikuar së fundi një xhirim 59 sekondësh që shfaq atë me disa policë duke patrulluar në Liqen të Ujmanit.

“Pamje gjatë patrullimit të Policisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit, në shtrirjen e sundimit të ligjit dhe ruajtjen e integritetit territorial.” – ka thënë z. Sveçla duke shpërndarë edhe videon.

Më herët gjatë ditës ai e kishte bërë edhe një tjetër postim në të cilin tregonte se si po patrullonte rregulisht në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Tashmë, kontrolli i kufirit është më i plotë. Përgëzoj Policinë e Kosovës për suksesin e radhës!” - shkroi Sveçla.

Lajme të ngjashme