Sveçla e Balla në Vlorë: “Shtëpi e madhe pushimi e trajnimi” për policinë e Kosovës dhe asaj të Shqipërisë
Kosova dhe Shqipëria raportohet se do të kenë një objekt të përbashkët trajnimi për policinë në qytetin e Vlorës.
Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka publikuar një video, ku thuhet se pasuritë e konfiskuara, do të vendosen në përdorim të institucioneve shtetërore.
Ai dhe Sveçla shihen në një hotel në Vlorë, i cili sipas tij, do të bëhet “shtëpi e madhe pushimi dhe trajnimi për forcat e policisë”.
“Kemi marrë vendimin që pasuritë e konfiskuara në luftën kundër krimit dhe korrupsionit të vendosen në përdorim të institucioneve shtetërore. Bashkë me Ministrin e Brendshëm të Kosovës Xhelal Sveçla ishim në Vlorë ku shumë shpejt do të kemi një shtëpi të madhe pushimi dhe trajnimi për forcat e policisë” – ka thënë ai.