Sveçla e Aliu vizituan veriun në natën e Vitit të Ri - NACIONALE

Sveçla e Aliu vizituan veriun në natën e Vitit të Ri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bashkë me ministrin Liburn Aliu, kanë vizituar pikën kufitare të Jarinjes, pas mesnate.

Sveçla ka uruar vitin 2025, duke thënë se vendosën që ndërrimin e motmotit ta presin me zyrtarët policor në këtë pikë kufitare.

“Paraprakisht vizituam zyrtarët policor në Leposaviq, Urën e Bistricës, Koshtovë dhe takuam ata në pikat patrulluese nga Mitrovica deri në Jarinje”, ka shkruar ai.

“Përkushtimi i tyre dhe i të gjithë policëve tanë ka bërë të mundur të përmbyllim një vit sfidues por të suksesshëm e edhe më të fortë”, ka shtuar Sveçla.

Lajme të ngjashme