Sveçla demantohet nga policia, oficerët serbë ranë në radar të shpejtësisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, duke folur për arrestimin e 16 personave (serbë) të dyshuar për lidhje me shërbimet e sigurisë serbe tha se janë kapur përmes një “operacioni të përbashkët të organeve të sigurisë”.
Por, jetëshkurtër – Sveçla u demantua nga vetë Policia e Kosovës të cilët bënë të ditur se grupi i parë i pelegrinëve janë ndaluar pasi ranë në radarin e shpejtësisë.
