Suspendohet një polic në Gjakovë, dyshohet për rrjedhje të informatave - NACIONALE

Suspendohet një polic në Gjakovë, dyshohet për rrjedhje të informatave

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një polic në Gjakovë është suspenduar.

Ai dyshohet për rrjedhje të informacioneve.

Njoftimi:

Policia e Republikës së Kosovës (PK), përpos prioriteteve në përmbushjen e objektivat strategjike të parapara, rendësi të veçantë i kushton edhe çështjeve që ndërlidhen me përformancën në punë, integritetin, disiplinën, përgjegjësinë si dhe llogaridhënien e zyrtarëve policorë.

Sot, më datë 18.korrik.2025, Drejtoria Rajonale në Gjakovë pas veprimeve operativo – hetimore me qëllim të verifikimin të informatës, ka identifikuar një zyrtar policor, punonjës në stacionin policor në Gjakovë, i cili është suspenduar për 72 orë, mbi dyshimin e bazuar për rrjedhje të informatës zyrtare.

Lidhur më rastin të gjitha veprimet e mëtejme do të merren në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet kompetente duke përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës.

Lajme të ngjashme