Surroi për Urën e Ibrit: Rutinë e një shoqërie që jeton në konflikt të papërfunduar
Veton Surroi, opinionist dhe shkrimtar, ka shkruar një artikull, në të cilin e ka komentuar çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.
Sipas Surroit, çështja e urës së Mitrovicës, siç ai e quan Urën e Ibrit, është rutinë e një shoqërie që jeton në konflikt të papërfunduar.
Tutje, në shkrimin e botuar në Koha, Surroi vlerësoi se ura është simbol i paaftësisë së një procesi të gjatë negociator.
“Ura e Mitrovicës është rutinë e një shoqërie që jeton në konflikt të papërfunduar, e në paaftësi për ta përfunduar konfliktin është bërë tok me bashkësinë euro-atlantike. Një urë që me kohë e ka ngrirë e zbehur kuptimin e vet metaforik (të lidhjes) dhe funksional (kur të kalohet ura, rruga çon pas disa metrash në zonë pedonale) është ngritur si simbol i paaftësisë së një procesi të gjatë negociator, një sëmundje politike evropiane” – ka shkruar ai, ndër të tjera.