Surroi kritikon Osmanin për “dissin” ndaj Gërvallës: Nëse kështu e sheh fuqizimin e gruas, vaj halli për ne - NACIONALE

Surroi kritikon Osmanin për “dissin” ndaj Gërvallës: Nëse kështu e sheh fuqizimin e gruas, vaj halli për ne

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Flaka Surroi, opinioniste dhe gazetare veterane, ka shkruar një shkrim të titulluar “Politika me këngë”, ku ka komentuar përplasjen nga distanca me vargje këngësh në mes presidentes Vjosa Osmani dhe ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.

Në shkrimin e publikuar në “Koha”, Surroi ka kritikuar Osmanin për mënyrë se si u përgjigj në pyetjen e shtruar nga gazetarët. Në shkrimin e saj, Surroi vlerësoi se teksti i kengës i përzgjedhur nga Osmani është “jo pak eksplicit”.

“Në vend se të kapërcente në formë elegante pyetjen që iu bë në lidhje me “llafe, llafe”, Osmani zgjodhi t’i bënte diss Gërvallës me edhe një këngë të Dafina Zeqirit. Nuk e di nëse Osmani e ka dëgjuar/shikuar këngën të cilën e citon, apo e ka “me të ndime”. Hyra në YouTube për ta shikuar këngën dhe u dëshpërova. Teksti është jo pak eksplicit, fton për përdorimin e armëve, pra dhunë, dhe e ka një videospot po ashtu të dhunshëm, ku rolin kryesor e luajnë një snajper dhe një vrasës me revole me shurdhues. Nëse kjo është siç e sheh Osmani fuqizimin e gruas dhe të barazisë gjinore, vaj halli për ne” – ka shkruar Surroi.

Lajme të ngjashme