Surroi e kritikon Ramën: E mëson Kosovën si të ndihet për Hagën e UÇK-në - NACIONALE

Surroi e kritikon Ramën: E mëson Kosovën si të ndihet për Hagën e UÇK-në

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, dje mbajti një fjalim 90-minutësh në Kuvendin e Shqipërisë, ku foli për Kosovën, dialogun, sulmin terrorist në Banjskë, Hashim Thaçin, Ibrahim Rugovën, Aleksandër Vuçiqin e shumçka tjetër.

Ndonëse fjalimi i Ramës zgjati 5400 sekonda, Veton Surroi, opinionist i njohur, e ka cilësuar si fjalim të padobishëm për Procesin e Berlinit.

“Nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria ishte më e dalluar në sfidat e identitetit të shtetësisë. Kryeministri Rama në fjalimin e tij 90 minutësh të fajësimit dhe turpit i tregoi Kosovës çfarë të bëjë në negociatat me Serbinë, çfarë të ndiej për Gjykatën e Hagës, UÇK-në dhe politikanët e saj. Ky fjalim e bashkoi Shqipërinë me të tjerët. E padobishme për Procesin e Berlinit.” – shkroi Surroi në X.

Lajme të ngjashme