Surroi: Asociacioni s'është problemi më i madh i Kosovës - NACIONALE

Surroi: Asociacioni s'është problemi më i madh i Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Publicisti Veton Surroi, nuk mendon se çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është problemi më i madh i Kosovës.

Gjatë një interviste në “Debat Plus”, Surroi deklaroi se problemi qëndron te realicioni që Kosova duhet vendosur karshi bashkësisë ndërkombëtare në dritën e një konflikti të papërfunduar.

“Jo nuk është (Asociacioni problemi më i madh i Kosovës). Problemi është relacioni që duhet ta vendosim mes nesh dhe bashkësisë ndërkombëtare në një konflikt të papërfunduar. Duke pasur parasysh që nuk ekziston vullnet në Serbi për ta përfundu problemin. Kosova duhet të vlerësojë funksionalitetin e vet, në aspektin parësor, të zhvillojë një debat të brendshëm, se si do duhej të dukej një Kosovë më funksionale se si është sot", tha ai ndër të tjera.

Lajme të ngjashme