Supremja shfuqizoi vendimin e ZRrE-së, Ajvazi: “Të dua Kosova ime” - NACIONALE

Supremja shfuqizoi vendimin e ZRrE-së, Ajvazi: “Të dua Kosova ime”

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Pasi vendimi i ZRRE-së për të ashtuquajturin “treg të lirë të energjisë” u shfuqizua nga Gjykata Supreme, Kushtrim Ajvazi nga Shoqata e Prodhuesve të Kosovës shkroi fare shkurt.

“Të dua Kosova ime”:

Sot Oda Ekonomike e Kosovës fitoi betejën ligjore kundër ZRRE në Gjykatën Supreme

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka shënuar një fitore të rëndësishme ligjore ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), pas një vendimi të Gjykatës Supreme që prek drejtpërdrejt funksionimin dhe rregullimin e tregut të energjisë elektrike në vend.

Me aktgjykimin P.A.nr.18/2025, të datës 5 nëntor 2025, Gjykata Supreme ka miratuar kërkesëpadinë e OEK-ut dhe ka shpallur të paligjshme disa dispozita kyçe të akteve nënligjore të nxjerra nga ZRRE. Vendimi përfshin shfuqizimin e Nenit 8 të Udhëzuesit për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike të 18 janarit 2017, si dhe Nenit 2 të Udhëzuesit për Ndryshimin dhe Plotësimin e tij, të modifikuar në datat 13 qershor 2018 dhe 30 tetor 2018.

Sipas OEK-ut, ky vendim përbën një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një kuadri ligjor më transparent dhe të drejtë për konsumatorët jo-familjarë, duke adresuar edhe shqetësimet për faturimin e muajit qershor 2025 dhe kontratat individuale pas 1 qershorit 2025.

OEK ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e interesave të komunitetit të biznesit dhe do të monitorojë nga afër zbatimin e këtij vendimi, si dhe procesin e hartimit të rregulloreve të reja që garantojnë konkurrencë të ndershme dhe funksionim të rregullt të tregut të energjisë në përputhje me ligjin.

Lajme të ngjashme