“Super këshilltari i MPJD-së”, deputetja e AAK-së: Kurtit duhet t’i vijë turp, po shpërblen militantët e VV-së - NACIONALE

“Super këshilltari i MPJD-së”, deputetja e AAK-së: Kurtit duhet t’i vijë turp, po shpërblen militantët e VV-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për angazhimin e Gani Jakupit si këshilltar i jashtëm i MPJD-së, i cili do të paguhet me 7 500 euro në muaj.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Jakupi është një militant i VV-së dhe jo ekspert.

Sipas saj, kryeministri Kurti duhet të turpërohet nga këto veprime.

“7500 euro po u paguaka një këshilltar i ministres Gërvalla. Pra, 90 mijë euro të buta në vit, për ‘’ekspertin’’ Gani Jakupi, një militant që lavde të vazhdueshme i ka thur qeverisë aktuale e që tash ky pushtet e ka shpërblyer me një pagë super të majme. Kryeministrit Kurti duhet t’i vijë turp nga vetja për trajtimin që ua ka bë policëve, arsimtarëve, për trajtimin që po ia bën secilit qytetar kur flet me hiperbolizime për rritjen e mahnitshme ekonomike, a nga ana tjetër njerëzit tanë numërojnë centët deri të dalin në krye të muajit. Hipokrizi e tmerrshme, dyfytyrësi, poshtërsi e cka s’i ka mbet tjetër kësaj qeverie që erdhi duke akuzuar se ky popull s’është i varfër por është i vjedhur, i cili slogan më së miri po mishërohet me vetë ata”, ka shkruar Bytyqi.

Lajme të ngjashme