Super Frashëri, ndal dy penallti të njëpasnjëshme ndaj Cluj
Portieri Stivi Frashëri është duke bërë një paraqitje të shkëlqyeshme ndaj CFR Cluj.
"Gardiani" i kampionit të Kosovës ka arritur t'i ndal dy penallti të njëpasnjëshme.
Ishte fillimisht, Lindon Emërllahu që shkaktoi penallti pas një ndërhyrje brenda zonës, e pastaj Frashëri ndali goditjen e Ciprian Deac.
Sidoqoftë, arbitri e përsëriti penalltinë pasi portieri kishte kaluar vijën, mirëpo Frashëri arriti ta lexojë edhe të dytën duke mos lejuar topin të përfundojë në rrjetë (35').
Rezultati vazhdon të jetë 1:0.