Super Avdijaj, realizon dygolësh ndaj Linfieldit - NACIONALE

Super Avdijaj, realizon dygolësh ndaj Linfieldit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Donis Avdijaj është duke shkëlqyer në përballjen Zurich - Linfield.

Kosovari që gjatë verës kaloi te klubi i madh zviceran ka shënuar dy gola në ndeshjen e dytë ndaj Linfield, e vlefshme për kualifikimin për "play-off" të Ligës së Evropës.

Fillimisht, kosovari pas një asistimi të Marschesanos me një goditje fantastike e dërgoi topin në rrjetë që t'i jep epërsinë Zurichut (11').

Ndërsa, 15 minuta më vonë realizoi një tjetër gol të bukur pas një asistimi të Guerreros (26').

Lajme të ngjashme