Sulstarova i VV-së kritikon Ramën për marrëveshjen për refugjatët, i përmend ShBA-në e Guantanamon
Enis Sulstarova, aktivist i LVV-së nga Shqipëria, ka shkruar një status, në të cilin ka kritikuar marrëveshjen në mes Shqipërisë dhe Italisë për refugjatët.
Sulstarova ka shfrytëzuar krahasimin si metodë për të kritikuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Më saktësisht, ai ka krahasuar burgun e Guantanamos dhe marrëveshjen për refugjatët.
“Amerika perdori bazen ushtarake ne Guantanamo si territor gri nga aspekti ligjor per "perpunimin" e te dyshuarve per terrorizem. Italia po perdor Shqiperine si zone gri, ku nuk zbatohen direktivat e BE, per "perpunimin" e refugjateve qe zbresin ne territorin italian.” – shkroi ai.