Sulstarova e mbron Aliun: Kosova është shtet i përkoshëm, Shqipëria i ka kufijtë e përkohshëm - NACIONALE

Sulstarova e mbron Aliun: Kosova është shtet i përkoshëm, Shqipëria i ka kufijtë e përkohshëm

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Liburn Aliu, ministër i Infrastrukturës, ka dhënë dje një deklaratë të çuditshme në emisionin “Zanat” në T7.

Ai deklaroi se është ministër i një qeverie të një shteti të përkohshëm.

Këtë deklaratë e ka përkrahur Enis Sulstarova, aktivist i VV-së nga Shqipëria, të cilin Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, e kishte quajtur “mik dhe profesor” të tij.

Sipas Sulstarovës, Kosova është shtet i përkohshëm dhe Shqipëria i ka kufijtë e përkohshëm.

“Shteti i sherben kombit! Ose dy shtete te nje kombi bashkohen, ose kombi jeton i ndare aq gjate sa per t'u ndare dhe ai me dysh. Siç e ka thene Baleta, sfida para shqiptareve ne shek. XXI eshte nese ata do te jene vellezer, apo do te behen fqinj. Per mendimin tim, Liburn Aliu ka te drejte kur tha se Kosova eshte shtet i perkohshem dhe une do te shtoja se edhe Shqiperia kufijte e tanishem i ka te perkohshem, deri ne bashkimin e saj me Kosoven. Se kur do te ndodhe kjo, varet ne radhe te pare nga vete shqiptaret, perndryshe ata do te jene popuj fqinj ne shtete "te perjetshme".” – shkroi Sulstarova.

Lajme të ngjashme