Sulmuan fizikisht një person, arrestohen dy vëllezër nga Suhereka
Dy vëllëzer janë dërguar në mbajtje si të dyshuar për sulm fizik.
Sipas komunikatës së Policisë, të dyshuarit janë përleshur fizikisht me të dyshuarin tjetër mashkull kosovar i cili, në shenjë revolte i ka thyer parafangon e automjetit të dyshuarave.
“Rr. Skënderbeu, Suharekë 12.04.2025 – 23:00. Pas një mosmarrëveshje dy të dyshuarit meshkuj kosovarë-vëllezër, e kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin tjetër mashkull kosovar. Ky i fundit në shenjë revolte i thyen parafangon e automjetit të dyshuarave. Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit –vëllezër janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”.