Sulmojnë hakerët, bien përsëri nga sistemi web faqet shtetërore - NACIONALE

Sulmojnë hakerët, bien përsëri nga sistemi web faqet shtetërore

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Para dy dite, nuk punonte asnjë faqe e institucioneve publike të Republikës së Kosovës.

Për këtë njoftoi edhe zëdhënësi i qeverisë Perparim Kryeziu, i cili tha se faqet po sulmohen nga jashtë teritorit të Republikës së Kosovës.

Edhe sot, faqet janë jashtë funksionit.

Me një kërkim të thjeshtë në internet, mund të vëreni se nuk hapen asnjëra nga faqet.

As e qeverisë, as e presidences, e as ligjet të cilaj janë në faqen e gazetëz zyrtare të kuvendit.

Kujtojmë se një grup përsonash kishte dërguar email, në redaksinë tonë si dhe në adresë të qeverisë, duke paralajmëruar “rrëzimin” e faqeve të internetit.

Arsyet e kësaj lufte kibernetike me institucionet e Republikës e mediat nuk dihen.

Lajme të ngjashme