Sulmoi fizikisht tre gra, arrestohet burri në Malishevë
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë që dyshohet se ka sulmuar fizikisht tri gra në Malishevë.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Malishevë 08.10.2023 – 14:00. I dyshuari kosovar ka sulmuar fizikisht 3 viktimat femra kosovare të cilave u ka shkaktuar lëndime trupore, për çka dhe u është ofruar ndihma mjekësor. I dyshuari është arrestuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.