Sulmoi fizikisht motrën, një mashkull në Lipjan shoqërohet në polici
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Lipjan ka ndodhur një rast i dhunës në familje.
Në raportin 24 orësh është bërë me dije se një persona është shoqëruar për në polici pasi ka sulmuar fizikisht motrën e tij.
“Lipjan 14.06.2024, 13:06. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, motrën e tij. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, është thënë në raport.
Po ashtu, në raport thuhet se në Rajonin e Prishtinës ka ndodhur edhe një rast tjetër i dhunës në familje, ku bashkëshorti ka sulmuar gruan e tij.
“Prishtinë 03.06.2024-14:30.Më datë 14.06.2024, viktima femër kosovare, ka njoftuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, e ka ofenduar e më pas edhe e ka sulmuar fizikisht. Lidhur me rastin deri më tani nuk është arritur të sigurohet prezenca e të dyshuarit”, thuhet në raporton 24 orësh të Policisë së Kosovës.