Sulmohet Abdixhiku me foto të montuar, paraqitet një person duke e puthur flamurin e Jugosllavisë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, po sulmohet ashpër pas qëndrimeve të tij të shprehura në Kuvendin e Kosovës në lidhje me planin franko-gjerman që Kurti e mbrojti më herët në seancën e sotme.
Abdixhiku është sulmuar nga një fotografi ku paraqitet një person që pretendohet të jetë ai duke e puthur flamurin e ish-Jugosllavisë.
“Lumir Abdixhiku! Sot deputet i LDK-së! Ciu ciu ciu!” – shkruhet në mbishkrimin e kësaj foto-montazhe.
Abdixhiku në fakt nuk ka mbrojtur asnjëherë ish-Jugosllavinë në qëndrimet e tij publike, derisa ka avokuar fuqishëm për pavarësinë e Republikës së Kosovës madje duke kontestuar edhe idetë për bashkim kombëtar.
