Sulmi në Magdeburg: Ambasadori gjerman falënderon Kosovën për mesazhet e solidaritetit - NACIONALE

Sulmi në Magdeburg: Ambasadori gjerman falënderon Kosovën për mesazhet e solidaritetit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një ngjarje tragjike ndodhi të premten në Magdeburg të Gjermanisë, ku pesë persona humbën jetën pas një sulmi me automjet në tregun e Krishtlindjes. Mes viktimave ishte edhe një fëmijë nëntëvjeçar, ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të lënduar.

Në shenjë solidariteti, Kosova shprehu mbështetjen për popullin gjerman.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar të gjithë kosovarët për mesazhet mbështetëse.

"Dua të falënderoj Kosovën për të gjitha mesazhet e solidaritetit në 2 ditët e fundit. Dhimbje e thellë për ngjarjet në Magdeburg, por edhe mirënjohje për momentet domethënëse dje në koncertin tonë X-Mas në Gjakovë, duke na kujtuar atë që ka vërtet rëndësi: Dashuria dhe paqja, jo urrejtja dhe dhuna." - shkroi Rohde.

Lajme të ngjashme