Sulmi në Ibër-Lepenc, BE: Ende s’kemi marrë asnjë përgigje nga Serbia - NACIONALE

Sulmi në Ibër-Lepenc, BE: Ende s’kemi marrë asnjë përgigje nga Serbia

1 vit më parë

nga NACIONALE

Bashkimi Evropian ka deklaruar se ende nuk kanë marrë asnjë përgigje nga Serbia në lidhje me sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit në nëntor të vitit të kaluar.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar përmes BE-së për ndihmë juridike nga Serbia rreth sulmit të madh mbi infrastrukturën kyçe.

“BE-ja po i ndjek nga afër zhvillimet dhe është e gatshme të lehtësojë bashkëpunimin mes të dyja palëve. Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Kosovën në janar ndërmjetësoi transmetimin e një kërkese për ndihmë të ndërsjellë juridike nga Prokuroria Speciale e Kosovës tek autoritetet e Serbisë, lidhur me sulmin në kanalin Ibër-Lepenc. Deri më tani nuk është marrë asnjë përgjigje për këtë çështje”, thuhet në përgjigjen zëdhënësit të BE-së për KOHËN.

Lajme të ngjashme