Sulmi në Banjskë, tre të akuzuarit sot dalin para gjykatës
Tre te akuzuarit për sulmin terrorist në Banjska sot do të dalin para gjykatës.
Gjykatën Themelore në Prishtinë sot do të mbajë seancën e parë kundër Vlladimir Tolliqit, Bllagoje Spasojeviqit dhe Dushan Maksimoviqit.
Këta të fundit janë arrestuar pas sulmit në Banjskë të Zveçanit, i cili ka ndodhur në shtator të vitit 2023.
Në këtë sulm është vrarë polici Afrim Bunjaku.
Pas reagimit të Policisë së Kosovës janë vrarë edhe tre terrorist.
I dyshuari kryesor për këtë sulm është Milan Radoçiqit, i cili po strehohet në Serbi.