Sulmi ndaj Gazmend Muhaxherit, prokuroria kërkon paraburgim ndaj dy të dyshuarve
Teksa po mbahet seanca për rastin e sulmit ndaj Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit, prokuroria ka kërkuar tridhjetë ditë paraburgim për dy të dyshuarit.
Prokurorja e rastit Arlinda Nallbani Gacaferri ka thënë për “Kohën Ditore” se është bërë kërkesa për caktimin e një muaji paraburgim ndaj të dyshuarve.
Dy persona sulmuan Muhaxherin mëngjesin e së shtunës ndërsa ende nuk është shpaluar motivi për këtë sulm.