Sulmi me kallashnikov ndaj autobusit në Malishevë, prokuroria jep detaje: I dyshuari është arrestuar
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari me gjuajtje me kallash në drejtim të autobusit në Malishevë.
Në një njoftim se personi me inicialet S.M., është arrestuar nën dyshimin për “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“Me vendim të Prokurorit të Shtetit, personi i dyshuar me inicialet S.M., është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftimin e Prokurorisë në Gjakovë, duke dhënë detaje tjera.
“Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të paraqesë në gjykatën kompetente kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Prokurori i Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe duke mbledhur provat relevante lidhur me këtë rast”, është thënë në njoftim.