“Sulmi i radhës ndaj mediave”: Komisioni sot e diskuton Ligjin për KPM-në
Komisioni për Administratë e Media sot do ta diskutojë ligjin e ri të Komisionit të Pavarur të Mediave.
Sipas këtij ligji, edhe mediat online të cilat realizojnë video-storje do të hyjnë nën llupën e KPM-së.
Kjo ka bërë që të ketë reagime të shumta, dhe duke u vlerësuar si sulmi i radhës i pushtetit ndaj mediave.