"Sulmi i 28-të ndaj ekipeve të mediave": Gazetarja e RTV Dukagjinit sulmohet me gurë në kokë - NACIONALE

"Sulmi i 28-të ndaj ekipeve të mediave": Gazetarja e RTV Dukagjinit sulmohet me gurë në kokë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetarët kosovarë që raportojnë nga veriu po përballen me një sërë sulmesh fizike nga bandat kriminale serbe të vendosura në pjesën veriore të vendit.

Lidhur me këto sulme brutale, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shprehu shqetësimin e thellë për sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve dhe mediave, duke vënë në dukje rritjen e tensioneve në zonën veriore të vendit.

Në një reagim të fundit në Facebook, AGK ka njoftuar se mes të sulmuarve është edhe gazetarja e RTV Dukagjinit, Dorentina Thaqi, e cila u sulmua me gurë në kokë nga protestuesit, të cilët gjithashtu sulmuan edhe kameramanët e RTK-së dhe TëVë1-në.

Asociacioni ka kërkuar nga autoritetet relevante të ndërhyjnë menjëherë dhe të sillen para drejtësisë protestuesit që kanë kryer sulmin, duke iu kërkuar qëndrueshmëri ndaj këtij rasti dhe të ndjekin procedurat e ligjshme për të siguruar drejtësinë.

Lajme të ngjashme