Sulmi fizik ndaj Muhaxherit, arrestohen dy persona - NACIONALE

Sulmi fizik ndaj Muhaxherit, arrestohen dy persona

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pak më parë, Nacionale raportoi në lidhje me një sulm fizik ndaj Gazmend Muhaxherit, kryetar i Komunës së Pejës.

Tashmë mediumi “Kallxo” ka raportuar se janë arrestuar dy persona për sulmin ndaj Muhaxherit. Arrestimin e dy personave e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Tutje, raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:50, ndërsa Muhaxheri dyshohet se ka pësuar lëndime trupore.

Sot rreth orës 08:50, në rrugën Bill Klinton, është sulmuar nga dy persona të dyshuar Kryetari i Komunës së Pejës i cili ka pësuar lëndime trupore, të dyshuarit janë arrestuar. Me urdhër të Prokurorit te shtetit te dyshuarit ndalohen për 48-ore”, ka thënë Rugova.

Madje, siç e konfirmoi kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, Muhaxheri është dërguar në spital “për të parë natyrën e lëndimeve”.

Lajme të ngjashme