Sulmet në veri të Irakut: Macron kërkon veprim për të parandaluar përfshirjen e vendit në konflikt
Këshilltari për siguri kombëtare i Irakut raportoi se një sulm kishte në shënjestër shtëpinë e presidentit të Rajonit të Kurdistanit të Irakut.
Qasim al-Araji thotë se shtëpia e presidentit Nechirvan Barzani në Duhok, në veri të Irakut, u vu në shënjestër “në një akt frikacak që përfaqëson një përshkallëzim të rrezikshëm dhe një shkelje të sigurisë dhe stabilitetit”.
Nuk është e qartë kush e kreu sulmin ndaj shtëpisë së Barzanit — Irani ka fajësuar SHBA-në dhe Izraelin, ndërsa ShBA-ja ka fajësuar Teheranin, sipas CNN.
“Duhet bërë gjithçka për të parandaluar që Iraku të tërhiqet në këtë trazirë”, tha presidenti francez Emmanuel Macron pas një telefonate me Barzanin.