Sulmet e Kurtit ndaj Thaçit dhe Veselit, Musliu: Albin Kurti është “hajvan”, po e dëmton Kosovën
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka përdoru gjuhë të aspër ndaj deputetit, Albin Kurti, i cili mbrëmë ka sulmuar Hashm Thaçin dhe Kadri Veselin.
Ajo ka thënë se Kurti është “hajvan”.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se deklarata e Kurtit ndaj Thaçit dhe Veslit janë të papërgjegjshme.
“Nëse dikush në këtë shtet mund të quhet HAJVAN, atëherë ai është pikërisht ai që sot udhëheq qeverinë. Duhet me qenë vërtet HAJVAN për të dhënë deklarata kaq të papërgjegjshme, sidomos në një fazë kaq kritike të procesit në Gjykatën Speciale. Albin KurTHi, me sjelljet dhe fjalët e tij, po i bën dëm Kosovës më shumë se kushdo tjetër. Kosova ka armiq, por një nga ta është vetë Albin Kurti i cili çdo ditë po punon në drejtim të zhbërjes së shtetit”, ka shkruar Muslu.