Sulmet e Bislimit ndaj Kushtetueses, Krasniqi: Kushtetuesja s`është parti politike, të ndalet sulmet ndaj saj
Analisti Albert Krasniqi ka kritikuar zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, i cili edhe sot i ka vazhduar sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Ai ka kërkuar që të ndalen sulmet e pushtetit ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Në profilin e tij në “Facebook”, Bislimi ka shkruar se gjykata nuk është parti politike opozitare që synon të fitojë vota.
“Sulmet e organizuara ndaj Gjykatës Kushtetuese nga zyrtarët e Qeverisë duhet të ndalen menjëherë! Përpjekjet për të dëmtuar kredibilitetin e Gjykatës Kushtetuese dhe për ta paraqitur atë si një rival të Qeverisë janë të dëmshme për demokracinë dhe për rendin kushtetues të Republikës. Gjykata nuk është parti politike opozitare që synon të fitojë vota, por është institucion mbrojtës i Kushtetutës nga vendimet e gabuara të Qeverisë dhe, ndonjëherë, qëllimkëqija”, ka shkruar Krasniqi.