Sulme ruse në Donetsk, tetë persona të vrarë e pesë të plagosur - NACIONALE

Sulme ruse në Donetsk, tetë persona të vrarë e pesë të plagosur

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Sipas një zyrtari ukrainas, tetë persona kanë humbur jetën nga bombardimet e së mëkurës në qytetin Kurakhove në Ukrainën lindore.

Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i zyrës presidenciale, ka njoftuar edhe për plagosjen e pesë personave të tjerë, nga sulmet që ndodhen në një treg, stacion autobusi dhe stacione karburanti.

Ndërkohë, duke shkruar në Telegram, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se bombardime kanë vrarë të paktën gjashtë persona, duke u vënë flakën edhe ndërtesave në qytet.

“Terroristët sulmuan qytetin paqësor të Kurakhove. Terroristët janë çnjerëzor. Dhe ata do të mbajnë përgjegjësi për këtë,” është shprehur Zelensky.

Lajme të ngjashme