Sulm në Vinnytsia të Ukrainës, raportohet për disa viktima - NACIONALE

Sulm në Vinnytsia të Ukrainës, raportohet për disa viktima

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka konfirmuar se në Vinnytsia, qytet jo shumë larg kufirit me Moldavinë, ka ndodhur një sulm me raketa nga forcat ruse.

“Tri raketa ruse goditën një qendër biznesore në qytetin Vinnytsia. Raportohen pasoja në njerëz në mesin e civilëve. Ukraina tashmë ka pësuar 3.000 sulme me raketa. Furnizimi me sasi të mjaftueshme të sistemeve raketore perëndimore është vonuar shumë”, thuhet në postimin e ministrisë ukrainase në Twitter.

Në postim, gjithashtu, është publikuar një video ku shihet tym i madh duke dalë nga një objekt.

Lajme të ngjashme