Sulm në Tennessee të ShBA-së, i dyshuari vret katër persona - NACIONALE

Sulm në Tennessee të ShBA-së, i dyshuari vret katër persona

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia në Tennessee të Shteteve të Bashkuara ka thënë se një burrë ka sulmuar me armë njerëz duke drejtuar një veturë nëpër qytetin Memphis, duke vrarë katër njerëz në sulmi që zgjati me orë. I dyshuari është arrestuar.

Ezekiel Kelly, 19 vjeç, ishte akuzuar për vrasje në tentativë më 2020. Ai u dërgua në mbajtje rreth orës 21, tha zëdhënësja e policisë, Karen Rudolph.

Drejtori i policisë në Memphis tha se katër persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur nga shtatë të shtëna në pjesë të ndryshme të qytetit. Sulmet filluan në orën 12 e 56 minuta të mërkurën dhe vazhduan deri rreth orës 20 e 30.

Përderisa sulmuesi e terrorizoi qytetin, shërbimi publik i autobusëve u pezullua dhe një stadium ku po zhvillohej një ndeshje bejsbolli, u izolua. Njerëzit kontaktuan të shqetësuar me njëri-tjetrin për t’u informuar rreth gjendjes së tyre.

Lajme të ngjashme